Real Madridi fitoi ndaj Valladolid pas dy traversave të goditura nga lojtarët e ekipit rival dhe falë një autogoli të shënuar nga ana e tyre. Por nëse analizojmë humbjet në epokën e Lopeteguit jo gjithçka ka të bëje me konceptin ‘fat i keq’, aq më pak kur krahasojmë të njëjtat me vendimet e mara nga Santiago Solari.
Dhe kjo sepse Argjentinasi i mori vendimet. Disa prej tyre mungonin gjatë epokës së Lopeteguit në stol. Për të filluar, ajo që është më e qartë, besimi tek Vinicius. Me 0-0 në lojë dhe me më tepër se 20 minuta përpara, Solari futi në fushë Brazilianin, që pati më tepër minuta në një ndeshje se sa në të gjithë epokën e Lopeteguit. Për fat të mirë apo për diçka tjetër, funksionoi. Vinicius ishte lojtari vendimtar që ndryshoi ndeshjen. Dhe kjo sepse ndodhej në fushë, jo në stol apo në shkallët e stadiumit.
Solari, që në Melilla i siguroi vendin e titullarit me ekipin e parë talentit Brazilian, e njeh mirë atë që nga koha kur ishin tek Castilla. Cilësitë e tij, ritmi, shkathtësitë janë gjithçka që Real Madridi ka nevojë. Tekniku e dinte që me të në fushë do të ketë një ndryshim sepse ai është një lojtar që ka objektivin e qartë: portën. Dhe kështu ndodhi në aksionin e golit që u shënua nga një devijim i Kiko Olivas.
Dhe nëse Vinicius shkëlqeu, të njëjtën e bëri edhe Reguilon. Tani që Marcelo do të mungoje në disa ndeshje, Solari mendon t’i jape më tepër besim, ndryshe nga seç ndodhi me Lopeteguin që i dha lojtarit të akademisë vetëm një ndeshje, atë ndaj CSKA në Champions. Në shumicën e ndeshjeve, Lopetegui kërkonte një alternativë, pa mos dashur t’u besoje lojtarëve që ka në dispozicion, ashtu siç ndodhi shpesh me Alvaro Odriozolan, një tjetër lojtar që po bën shumë mirë në këto dy ndeshje.
Ndaj Valladolid, me Carvajal dhe Marcelon jashtë aksionit, Solari bëri atë që supozohet të jetë ‘natyrale‘. Futi në krahë dy anësorët zëvendësues. Odriozola në krahun e djathtë, Reguilon në krahun e majtë. Dhe që të dy bënë më të mirën, veçanërisht Reguilon që doli shpesh në krahun e tij, bëri krosime të rrezikshme, nxori ekipin përpara dhe për më tepër, bëri një punë fatastike në mbrojtje.
Vendime logjike por të guximshme, ashtu si në zëvendësimin e Casemiros për Iscon, një ndryshim për t’u hedhur më tepër në sulm dhe i arsyeshëm sepse rendimenti i Casemiros ishte i dobët ndërsa ndeshja kërkonte më tepër fokus në zonën finale të kundërshtarit. Me këtë ndërim, Solari i dërgoi një mesazh ekipit; instalimi i mentalitetit sulmues. Dhe brenda këtij vendimi, ka edhe diçka tjetër. Tekniku i dhuroi Iscos minutat e duhura, aq sa është i përgaditur. Sepse Isco, që nga operacioni i apendisitit, nuk ishte në nivelin e tij.
Pavarësisht kësaj, Lopetegui e mbajti në fushë për 60 minuta ndaj Levantes, 54 ndaj Plzen dhe 90 minuta në El Clasico ndaj Barcelonës. Solari i dha pushim në ndeshjen ndaj Melillas dhe i dhuroi më tepër se gjysmë ore ndaj Valladolid, pa mos e sforcuar lojtarin, edhe pse në momentin kur u kuptuan formacionet zyrtare, të gjithë ishin të surprizuar kur panë Marco Asension titullar.
Vendimet që mori Solari nuk ngjasonin aspak me ata që mori Lopetegui në kohën kur ishte në drejtim. Vendimi për të zëvendësuar Balen me Vazquez dhe Asension me Vinicius rezultoi të jetë vendimtar për fatin e takimit. Tekniku po bën gjithçka mirë deri në këtë moment dhe ai është i vetëdijshëm që në Real Madrid vlenë vetëm fitorja. Gjithçka tjetër është kalimtare.