Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos sëbashku me bashkëlojtarët e tij u vërshëllyen nga tifozët Madrilen në fitoren e djeshme me rezultat 2-0 ndaj Valladolid në Santiago Bernabeu.
I pyetur për këtë gjë, Ramos pas ndeshjes tha se është krenar që tifozët gjithë zemërimin e tyre e shfaqën tek ai.
” Unë e kuptoj se si ndjehen tifozët. Jam kapiteni dhe ai që duhet të jetë në vijën e frontit”, deklaroi Ramos.
32 vjeçari shënoi në ndeshjen e djeshme një gol nga penalltia dhe atë në stilin Panenka.
Këtë gol ai thotë se ia ka dedikuar vëllaut të tij.
“I dedikova vëllaut tim i cili nuk është mirë me shëndet”, u shpreh Ramos.
Real Madridi ditë më parë shkarkoi nga posti i trajnerit Lopeteguin dhe emëroi në vend të tij Santiago Solarin.
Por pavarësisht se kush është trajneri, sipas Ramosit, ata do të jenë me të deri në vdekje.
“Tani për tani kemi Solari dhe do të shohim se si do të shkojmë, hap pas hapi, lojë për lojë, në mënyrë që të harrojmë momentin e keq që kemi kaluar”, tha Kapiteni Madrilen.