Pas ndeshjes së djeshme kundër Valladolidit, Reali i tha lamtumirë stadiumit Bernabeu deri në muajin dhjetor. Ekipi i Solarit nuk do të luajë asnjë ndeshje në shtëpi në muajin nëntor. Kalendari është kapriçioz dhe do të detyrojë lojtarët të luajnë 4 ndeshjet e ardhshme si mysafir.
Ndeshja e parë do të jetë ndaj Viktoria Plzen në kuadër të Champions League, ndeshja e dytë do të jetë në La Liga ndaj Celta Vigos. Pas këtyre dy ndeshjeve do të vijnë ndeshjet me kombëtare.
Pas ndeshjeve me kombëtare ekipi do të rikthehet të luajë sërish dy ndeshje si mysafir: ndaj Eibar në La Liga dhe ndaj Romas në Champions League.
Ndeshja e ardhshme që ekipi do t’a luajë në shtëpi do të jetë kundër Valencias në kuadër të xhiros së 14’të në La Liga.