Gianluigi Buffon rikthehet në Champions League gjatë mesjavës, për herë të parë pas eliminimit në Bernabeu me penalltinë e famshme të Benatias ndaj Vazquez dhe pas ndëshkimit nga UEFA.
Italiani më në fund ka shpjeguar në mënyrë të qartë ndjenjat e tij kur gjyqtari i ndeshjes Michael Oliver akordoi penallti për Realin në sekondat e fundit të ndeshjes pas ndërhyrjes së Benatias në Vazquez.
”Nuk e di se cfarë të them. Ishte një zemërim me 1.000 djejë dhe u shfaq një Buffon Carrara.”, duke iu referuar qytetit që ka lindur dhe është rritur.
Portjeri Italian gjithashtu tha se Barcelona dhe Juventusi janë favoritët kryesor për Champions League pasi kanë dy lojtarët më të mirë në botë.