Dy golat për Manchester Cityn në League Cup kanë vënë Brahim Diazin në qendër të vëmendjes së futbollit europian dhe tani Real Madridi është i interesuar për shërbimet e të riut.
Ka dy arsyje për këtë interesim të klubit madrilen; së pari, potenciali dhe mosha e tij (duke qenë vetëm 19 vjeç), dhe së dyti situata e tij, me kontratën aktuale që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
City për disa muaj po mundohet t’a bind atë që t’a rinovojë kontratën, por me afrimin e shpejtë të janarit, ai është dy muaj larg së qenuri i lirë të bisedojë me ndonjë klub tjetër.
Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e kampionëve europian, të cilët janë inkurajuar nga kjo situatë e tij.
Real Madridi është i gatshëm të negociojë për të këtë merkato dimërore apo verën e ardhshme.