Vinicius Junior ishte fantastik në fitoren e ekipit mbrëmë ndaj Melillas në kuadër të ndeshjes së parë në Copa del Rey për këtë sezon.
Supertalenti Brazilian me lëvizjet e tij ishte i pandalshëm dhe ndihmoi ekipin të gjej fitoren si mysafir pas më shumë se dy muajve.
Pas kësaj fitore 0-4, Vini foli për media rreth stilit të lojës së tij dhe falënderoi klubin për besimin në të.
”Ky është stili im, të përballem me golin dhe të jem efektiv dhe i drejtëpërdrejtë, gjithnjë duke kërkuar golin. Jam i lumtur që isha startues dhe kam ndihmuar ekipin të fitojë. Ishte një ndeshje e rëndësishme për mua, një moment që do të shënohet në karriernë time.”, ishin fjalët e para të tij pas ndeshjes së mbrëmshme.
Më tutje braziliani vazhdoi: ‘‘Kam vetëm fjalë falënderimi për të gjithë në klub që gjithmonë më kanë bërë të ndihem rehat, gjë që më ka ndihmuar shumë në përshtatjen time.”