Michael Laudrup është njëri nga emrat e përfolur që mund të jetë zëvëndësuesi i Julen Lopeteguit në krye të stolit të ekipit.
Por ai ka reaguar ndaj kësaj duke qartësuar gjërat dhe duke thënë se nuk i është vetofruar presidentit Perez dhe madje as nuk e ka refuzuar ndonjë ofertë.
”Një cështje në shtypin spanjoll më shqetësoi që thoshte se unë e ofrova veten te Real Madridi dhe tani që kam refuzuar një ofertë. Asnjëra nga këto dy gjëra nuk janë të vërteta, nuk e kuptoj pse e thonë për mua. E kuptoj se është një moment në të cilin po ndodhin shumë gjëra por ekziston një dallim mes shkrimit që tingëllon emrin tim dhe atij që shpik këtë.’‘, ishin fjalët e ish lojtarit Madrilen për mediat Spanjolle.