Mbrëmë ekipi fitoi ndaj Melillas në Copa del Rey me rezultat 0-4 në debutimin e Solarit si trajner i ekipit të parë.
Pas formës jo të mirë në ndeshjet e fundit dhe shkarkimit të Lopetegui, është kapiteni Ramos ai i cili para ndeshjes së mbrëmshme dërgoi një mesazh për ekipin.
”Jemi të vetëdijshëm dhe ndjehemi përgjegjës për këtë situatë. Por nuk është koha për të folur, është koha për të vepruar. Sot është hapi i parë.#HalaMadrid.”, ishte mesazhi i kapitenit Ramos që e kishte shkruar në rrjetet sociale për ekipin para ndeshjes së mbrëmshme.
Ky mesazh vjen pas kritikave të shumta për formën e ekipit dhe pas dështimeve radhazi në La Liga këtë sezon.