Pasi ka debutuar me një fitore 4-0 në transfertë ndaj Melillas në Copa Del Rey, tekniku Santiago Solari është shfaqur përpara mediave për të analizuar ndeshjen, performancën e ekipit dhe peshat e rënda të ekipit.
”Ndeshja? Nuk më pëlqen t’i bëj gjërat e mëdha, luajtëm me lumturi dhe ambicie. Ishte më e vështirë se sa rezultati final tregoi.”
”Vinicius? Vinicius është një talent i madh. Ai sapo ka ardhur në klub. Është shumë i ri dhe ne shohim talentin e tij. Të gjithë e shohin këtë. Ai akoma po adaptohet me jetën e re në Madrid. Jam i lumtur me mënyrën se si ka luajtur. Maturia e tij do të vije vetvetiu por është e qartë që ai ka nevojë për minuta.”
”Performanca e lojtarëve? Përkushtimi i këtyre lojtarëve është përkushtim ndaj klubit. Të gjithë luajtën një ndeshje të madhe sot. E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Unë kam ardhur nga liga e dytë por edhe aty ka lojtar dhe trajner të mëdhenjë. Tani jam me ekipin e parë dhe jemi të gjithë sëbashku këtu.”
”Ramos? Sergio ishte gati për të ardhur këtu dhe për të luajtur. Ai është kapiteni i kësaj anije dhe ishte e rëndësishme për të që të udhëtonte me ne dhe të lideronte rrugën tonë.”
”Do të startoje Navas në Champions League? Do të shohim.”