Pas shkarkimit të djeshëm të Julen Lopeteguit, trajneri i ri i Real Madridit, Santiago Solari do të zhvillojë ndeshjen e tij të parë nesër, dhe sot zhvilloi seancën e parë stërvitore me klubin.
Argjentinasi, i cili deri më tani stërviti lojtarët e Castillas, është në detyrë të përkohshme te Los Blancos, gjë që mund të zgjasë vetëm dy javë, kur edhe duhet të merret vendimi përfundimtar i klubit.
Në ditën e tij të parë në qendrën stërvitore, Valdebebas, mungonin pesë lojtarë të skuadrës së parë: Dani Carvajal, Raphael Varane, Marcelo, Jesus Vallejo & Mariano.
Solari gjithashtu ftoi pesë lojtarë të Castillas, të cilët ai i njeh mirë, dhe të gjithë do të kenë një shans për të luajtur ndaj Melillas nesër.
Bëhet fjalë për Sergio Lopez, Adrian De La Fuente, Javi Sanchez, Alex Martin dhe Franc Garcia.