Cristiano Ronaldo ka folur për të parën herë hapur për largimin e tij nga Real Madridi. Portugezi ka potencuar se presidenti Florentino Perez e ka shikuar atë vetëm si një çështje biznesi, asgjë më shumë.
Për më tepër se një dekadë në kryeqytetin Spanjoll, me plot suksese që e ndoqën nga pas, ylli Portugez u largua gjatë kësaj vere për një aventurë të re tek Italianët e Juventus.
Në një intervistë me France Football, ai ka diskutuar për mungesën e ngrohtësisë dhe afeksionit që ai ka ndjerë në lidhjen e tij me njeriun kryesor të Real Madridit.
”Gjërat që më ka thënë, nuk janë thënë asnjëherë nga zemra.”
”Kam arritur shumë gjëra të mira tek Real Madridi dhe kemi patur momente të jashtëzakonshme me bashkëlojtarë shumë të vlefshëm që do i mbaj mend gjithmonë.”
”Do të mbaj mend gjithmonë poashtu edhe tifozët por mendoj se pas 9 viteve ishte nevoja për një ndryshim dhe koha për të lëvizur.”
”Ndjeja nga brenda klubit, veçanërisht nga ana e presidentit, që ata nuk më konsideronin mua në të njëjtën mënyrë si në fillim.”
”Presidenti shikonte tek unë një lojtar të zëvendësueshëm, një që nuk ishte më ai i mëparshmi.”
Ronaldo poashtu theksoi që lëvizja në Itali nuk ishte e motivuar nga aspekti financiar dhe shpjegoi arsyet futbollistike që e bindën atë të bashkohet me Juventus.
”Nëse do ishte gjithçka për para, do të kisha shkuar në Kinë, aty ku do të përfitoja 5 herë më shumë se sa këtu apo tek Real Madridi,” vazhdoi Portugezi.
”Nuk kam ardhur në Juventus për para. Kam fituar njëjtë në Madrid, ndoshta edhe më tepër. Diferenca është që tek Juventus, me të vërtetë më donin.”
”Këtë ma treguan që në fillim dhe gjithçka ishte e qartë. Ata treguan se sa shumë më donin këtu.’