Julen Lopetegui ka ftuar të gjithë lojtarët e disponueshëm – 22 në total – për të udhëtuar në Barcelonë për El Clasicon e nesërme. Të vetmet mungesa janë të dëmtuarit Carvajal dhe Vallejo, ndërsa në listë futet Vinicius pasi apelimi i klubit për të larguar kartonin e dytë të verdhë ndaj Celta Vigo B u pranua.
Kështu si shkojnë gjërat, Lopetegui do të duhet të heqë dorë nga 3 lojtar përveç atij që tashmë dihet – Kiko Casilla. Kandidatët janë Federico Valverde, Marcos Llorente, Reguilon dhe pikërisht Vinicius Jr. Nga këta të katërt, tre prej tyre do e shohin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Lista e lojtarëve të ftuar:
Portier: Navas, Casilla dhe Courtois
Mbrojtës: Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola dhe Reguilón.
Mesfushor: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, M. Llorente, Asensio, Isco dhe Ceballos.
Sulmues: Mariano, Benzema, Bale, Lucas Vázquez dhe Vinicius Jr.