Në prag të ndeshjes më të madhe të globit, tekniku i Manchester Cityt dhe një ish i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë opinionin e tij për El Clasicon, Cristiano Ronaldon dhe për situatën aktuale të të dyja skuadrave.
Për rendimentin aktual të Real Madridit: ”Real Madridi filloi mirë, tani kanë patur një rënie por vazhdojnë të mbeten aty lartë. Futbolli Spanjoll ka patur fat të madh që ka mundur të shijoje dy lojtar të jashtëzakonshëm si Cristiano dhe Messi gjatë një dekare që ka ndihmuar futbollin Spanjoll të rritet.”
Kush është favoriti?: ”Ashtu siç ndodh në shumicën e El Clasicove, nuk ka favorit të qartë. Në të gjitha rastet, Barcelona, sepse luan në shtëpi dhe kur luan në shtëpi është çdo herë favorite.”
Mungesa e Cristianos: ”Me apo pa Cristianon, Real Madridi është një top-skuadër por ka humbur shumë, 50 apo 60 gola. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, jo vetëm për golat por poashtu edhe për asistimet në momente të rëndësishme. Cristiano është i pazëvendësueshëm.”