Zinedine Zidane i është kundërpërgjigjur Alvaro Moratas që para disa ditësh kishte thënë se nuk ka luajtur ndaj ekipeve të mëdha dhe është përdorur nga Madridi vetëm në ndeshjet më pak të rëndësishme.
”Fituam La Ligan dhe Champions League. Kam luajtur shumë ndeshje por në skuadrën B. Unë nuk kërkoja të jem titullar, Madridi është tjetër planet. Por nuk kam luajtur në asnjë eliminatore të Championsit, as kundër Barcelonës, as kundër Alteticos, Valencias apo Sevillas.”, ishin fjalët e Moratas para disa ditëve për programin Fiebre Maldini.
Ndërsa, sot i është përgjigjur edhe Zidane këtyre fjalëve: ”Për mua nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të ndryshme. Sigurisht që të gjithë dëshirojnë të luajnë kundër PSG-së para skuadrave tjera në La Liga, por nuk mund të mendojmë për këtë. Gjëja më e rëndësishme është të mendoni se roli juaj është thelbësor për ekipin. Morata ishte vendimtar për ekipin dhe bëri mirë në gjithçka që fituam vitin e kaluar.”, përfundoi Zidane.