Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois mohoi lajmin që pretendonte që ai nuk ishte i lumtur me klubin që dëshironte Conten apo Mourinhon në vend të Lopeteguit dhe se opsioni i tij i preferuar si trajner është Roberto Martinezi.
Sipas artikullit të publikuar në El Pais, Courtois kishte thënë se ai ishte larguar nga Londra kryesisht prej Contes dhe Mourinhos dhe se tekniku belg, Martinez është trajneri më i mirë në botë dhe opsioni më i mirë.
Por këtë lajm ishte vet portieri belg i cili e mohoi në rrjetin social, Twitter.
“Unë dua të mohoj fuqishëm lajmin e publikuar sot në El Pais duke m’u referuar mua. Gënjeshtra më dëmton si profesionist dhe nëse raportimi nuk tërhiqet mbrapa dhe fshihet, do të konsideroj marrjen e veprimeve ligjore,” shkroi ai.