Kriza e Real Madridit në ndeshjet e fundit dhe sidomos mungesa e golave ka bërë që klubi të shikojë seriozisht gjetjen e një golashënuesi të mirë me kualitete të mëdha.
Sipas ‘Cope’, suedezi Zlatan Ibrahimovic do të jetë synimi kryesor i Real Madridit dhe presidentit Florentino Perez në merkaton e janarit. Cope siguron që klubi do të përforcojë sulmin dhe lojtari i parë që iu ka shkuar në mendje është Ibrahimovic.
Suedezi aktualisht po luan në LA Galaxy dhe konsiderohet një garanci për gjetjen e golit te Real Madridi, dicka që ekipi e ka bërë vetëm një herë në 5 ndeshjet e fundit.