Emri i Jose Mourinhos ishte njëri nga emrat e përfolur si zëvëndësuesi i Julen Lopeteguit nëse ky i fundit shkarkohet nga Perez. Trajneri aktual i Manchester United ka reaguar duke i mbyllur derën Realit pasi thotë se është i lumtur në Angli.
‘‘Dua të jem këtu dhe të përfundojë kontratën time. Dua të jem këtu deri në ditën e fundit. Mendoj vetëm për Manchester United. Nuk dua të iu përgjigjem gazetarëve spanjollë pasi ata janë të interesuar vetëm për Real Madridin dhe Cristianon Ronaldon. Do të luajmë kundër njërit nga ekipeve të të mira në Europë dhe konferenca e shtypi shkon në një drejtim tjetër. Nëse është kështu, atëherë edhe unë dua të shkoj në një drejtim tjetër.”, ishin fjalët e Mourinhos në konferencën e djeshme për shtyp para ndeshjes së sontme me ekipin e tij kundër Juventusit në Old Trafford.