Fitorja e Real Valladolidit ka bërë që Real Madridi të zhvendoset në pozitën e 7’të të renditjes tabelare aktuale në La Liga për këtë sezon.
Por pas sa vitesh ekipi bie përsëri aq poshtë në renditjen tabelare dhe në vendin që nuk siguron garat Europiane?
Sezoni 2001/02 apo ndryshe para 16 viteve ishte hera e fundit kur ekipi gjendej aq poshtë në renditjen e La Ligas pas javës së 9’të të kampionatit. Në atë sezon ekipi gjendej në vendin e 15’të në renditjen e tabelare por kishte një fund të lumtur pasi fitoi La Novenan në Glasgow me supergolin e Zidane ndaj Bayer Leverkusen.
Ndërsa në javën e 5’të të sezonit të kaluar nën udhëheqjen e Zidane, ekipi gjendej në vendin e 8’të në La Liga. Mungesa e golit ishte fajtori kryesor edhe në sezonin e kaluar, sic po ndodhë edhe këtë sezon. Por fundi ishte i lumtur pasi triumfuan në finalen e Kievit ndaj Liverpoolit.