Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Espanyol. Tekniku Madrilen analizoi ndeshjen e nesërme dhe këto tema.
”Nuk e shikojmë renditjen. Eshtë një ekip që ka treguar gjëra shumë të mira këtë vit por ne e njohim rivalin që kemi dhe e dimë se duhet të bëjmë njv ndeshje të madhe për të fituar ndaj Espanyolit.”
”Në fund ne e dimë se si është futbolli dhe duam të vazhdojmë me këtë ecuri të mirë dhe të bëjmë një ndeshje të mirë. Për këtë ne duhet të dalim në cdo ndeshje me të njejtën gjë: të fortë, të luajmë mirë, të mendojmë për golin dhe të mbrohemi kur kemi topin. Duhet të fillojmë nga zero dhe duam të luajmë mirë në një fushë të vështirë.”
Ramos
”Eshtë kapiteni më i mirë që mund ta ketë ekipi. Gjithkush mund të jap mendimin e tij, por të vësh në dyshim Ramosin në këtë ekip është një humbje respekti. Ne e dimë se si është Sergio dhe bashklojtarët e tij gjithashtu e dinë. Eshtë një lider, gjithmonë e ka treguar dhe njerëzit e duan shumë kët. Ai është kapiteni ynë. Si mund të zhvillojmë një debat për këto gjëra, sic ishte penalltia me Bale ndaj Leganes. E dimë se cfarë kemi në shtëpi dhe kapiteni ynë është i dashur nga të gjithë Madridizmi. Eshtë një spektakolar.”
Shtytja e Carvajal për kartonin e 5 të verdhë
”Nuk më intereson nëse e shikon atë me një xham zmadhues. Nuk dua të marr asnjë karton deri në fund. Ne do të shohim se si do ti trajtojmë dy ndeshjet e ardhshme, sepse ka shumë lojtarë që mund të luajnë në atë pozitë. Ne do të shohim se si e menaxhojmë atë.”
Keylor Navas
”Kemi një portjerë të madh, shumë profesionist, dhe e duan shumë këtu. Ai meriton të jetë këtu. Ai ka bërë mirë dhe kemi fituar shumë gjëra këtu. Unë mund të kuptoj se lojtarët e tjerë janë pyetur nga jashtë por nuk do të flasë për të ardhmen. Jam i interesuar vetëm për ndeshjen e nesërme. Ne të gjithe jemi të lumtur me atë që kemi në ekip.”
Cristiano Ronaldo
”Cristianon e njoh shumë mirë dhe gjithmonë flasim me të. Eshtë shumë i rëndësishëm që Cristiano të jetë në kulm. Ai e di se nga koha në kohë duhet të pushojë dhe asgjë tjetër. Sezoni është shumë i gjatë dhe ai është gjithashtu një lojtarë i cili do të luajë një Kupë Botërorë në fund të sezon. Ju mund të mendoni se lojtarët nuk janë duket menduar për atë, dhe ndoshta mund të jetë e vërtetë por ata mendojnë edhe për atë. E di sepse e kam përjetuar. Botërori është Botëror. Eshtë një gëzim për një lojtarë të di se ka shumë ndeshje të rëndësishme dhe pastaj ka një Botërorë, që luhet cdo katër vjet. Të jetë një sezon i vështirë për ne muk ka të bëjë me Botërorin.”
Dëmtimet
”Ata janë duke u rikuperuar dhe po punojnë shumë edhe nëse jo për momentin me neve. Ata po punojnë në një mënyrë specifike dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë me tre prej tyre. Vallejo ka kaluar më shumë kohë i dëmtuar dhe duam të rikuperohn të gjithë lojtarët e dëmtuar sa më shpejtë. Nuk më pëlqen t’i bëjë presion lojtarëve. Gjithmonë ka afate dhe nuk duhet të rrezikojmë. Do të shohim gjatë gjithë javës se kush do të jetë me grupin. Jam optimist.”
Gareth Bale
”E shoh atë si gjithmonë, por cdo ditë e gjen vetën shumë më mirë. Ditën tjetër ai luajti një ndeshje të mrekullueshme. Shënoi dhe morri pjesë në ndeshje. Ai ka bërë shumë mirë.”
Roli i jo-zakonshëm
”Për mua nuk ka ndeshje të lehtë dhe ka gjëra dhe situata në të cilat duhet të përdorësh një vizatim në një anë dhe një tjetër vizatim në anën tjetër. Gjithkush dëshiron të luajë ndaj PSG-së më shumë se kundër cdo skuadre tjetër në ligë që gjendet në tabel por nëse mendojmë për këtë jemi gabim. Gjëja e rëndësishme është të mendoni se roli juaj është i rëndësishëm në ekip dhe nëse keni marrë pjesë në 30 ndeshje në fitimin e La Ligas. Morata mori pjesë shumë mirë dhe bëri mirë. Kjo është ajo që duhet të mendojnë lojtarët tjerë.”
Neymar
”Nuk më pëlqen që dëmtohen lojtarët dhe kjo nuk më bënë të lumtur. Unë shpresoj se mund të jetë në këtë sepse kurrë nuk dëshiroj që një rival të dëmtohet. Nuk më pëlqeu kur ai u dëmtua sepse e kam shikuar ndeshjen dhe shpresoj se nuk është shumë e madhe. Nëse ai nuk luan atëherë do të jetë një lojtarë tjetër që është i motivuar dhe i përgatitur.”