Julen Lopetegui ishte në disponim për t’iu kundërvënë gazetarëve në konfrencën e sotme për media në prag të sfidës ndaj Viktoria Plzen në Champions League.
Disfata e Real Madridit në fundjavë në La Liga ndaj Levantes ka bërë që skuadra të sheh veten në vendin e 7-të në tabelë dhe thashethemet për një shkarkim të mundshëm veçse kanë filluar.
”Shikoj situatën njëjtë si gjithmonë, jam duke punuar ditë për ditë si zakonisht dhe kjo është ajo që mund t’a kontrolloj,” potencoi ai.
”Nëse doni të shihni një trajner të mposhtur, shikoni diku tjetër.”
”Sipas pikëpamjes time, kemi një ndeshje të vështirë nesër të cilën mezi presim t’a fillojmë dhe të futemi me përkushtim total në fushë. Nuk mendoj për asgjë tjetër përveç se ndeshjes së nesërme.”
Tekniku refuzoi të komentonte për të ardhmen e tij kur u pyet nëse ndeshja e së Martës mund të jetë e fundit në drejtimin e ekipit.
”Është spekuluar se epoka ime këtu ka mbaruar nga ajo që kam lexuar por ajo që kam bërë unë ka qenë analiza dhe përgaditja e ndeshjes së nesërme, nuk mendoj për asgjë tjetër që nuk është përgjegjësia ime,” theksoi Lopetegui.
‘‘Jam këtu për momentin, kaq mund t’ju konfirmoj. Do të jem unë trajneri nesër.”