Julen Lopetegui është takuar me Florentino Perez pas humbjes ndaj Levantes që shënoi edhe ndeshjen e 5-të rradhazi pa fitore për Real Madridin. Diçka e tillë ka lënë në një pozitë shumë të keqe teknikun Lopetegui, e ardhmja e të cilit mbetet në ajër.
Por sidoqoftë, pas një bisede që ka patur presidenti Perez me kapitenin Sergio Ramos, me këtë të fundit që i ka konfirmuar presidentit që skuadra është deri në vdekje me trajnerin, presidenti ka vendosur të lejojë vazhdimin e Lopeteguit në krye të ekipit, të paktën për momentin.
Por paavarësisht kësaj, nuk ka një vendim përfundimtar dhe gjërat mund të ndryshojnë një javë më pas. Presidenti vazhdon të konsideroje opsionet e mundëshme, gjithnjë nëse do të duhet të marë vendimin për të shkarkuar teknikun. Për momentin, Lopeteguit i është konfirmuar vazhdimi në krye të skuadrës.