Ekipi është rikthyer në formë dhe disa lojtarë kontribuan me një ecuri pozitive në këto ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe ndeshjen e fundit ndaj Alaves, të cilën ekipi e fitoi me rezultat 4-0 në Bernabeu.
Lucas Vazquez dhe Marco Asensio kanë luajtur mirë sa herë që kanë marrë mundësi dhe tani të dytë janë duke luftuar për një vend startues për ndeshjen ndaj PSG-së më 6 mars, ndërsa Zidane mund të luajë me Isco apo Bale në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e sezonit.
Tekniku tashmë ka vendosur për 9 titullarët ndaj PSG-së: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Kroos, Casemiro, Modric dhe Cristiano, duke supozuar nëse janë të gjthë të gatshëm.
Dyshimet e tij janë nëse do të vazhdojë t’i besojë Benzemas dhe të zgjedhë njërin nga këta katër lojtarë: Isco, Asensio, Bale apo Vazquez, në vendin e titullarit.
Në ndeshjet e fundit kemi parë një performancë shumë të mirë nga Asensio, Vazquez dhe Isco, por edhe nga Bale ndaj Alaves që duket ka rikthyer versionin e tij më të mirë pas disa fjalëve që i tha trajneri se duhet të jetë më i kombinuar me ekipin dhe jo të luajë lojë individuale.