Teksa spekulimet vazhdojnë të rriten duke thënë se Lopetegui në Real Madrid i ka ditët e numëruara, shtypi italian raporton se Los Blancos kanë kontaktuar ish-trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.
Kur jemi një ditë larg nga ndeshja kundër Levantes, besohet se Florentino Perez ka kontaktuar me Conten dhe ka marrë përgjigje pozitive nga ai.
Corriere dello Sport transmeton se Lopetegui nuk e ka besimin në zhveshtore dhe se Real Madridi po kërkon një zgjidhje tani.
Përndryshe, MARCA së fundmi raportoi se e ardhmja e trajnerit bask varet nga tre ndeshjet e ardhshme kundër: Levantes, Viktoria Plzen dhe Barcelonës.
Los Blancos kishin kontaktuar me Conten verën e kaluar dhe pavarësisht kontakteve, bisedimet kurrë nuk u avancuan.
Në atë kohë, italiani ishte ende trajner i Chelseas dhe nuk ishte i gatshëm të humbiste klauzolën e tij të lirimit fitimprurëse, të cilën klubi Londinez duhej përfundimisht t’ia paguante në mënyrë që t’a shkarkonte dhe në vend të tij të sjellnin trajnerin aktual, Maurizio Sarri.