Julen Lopetegui është një trajner i vëmendshëm ndaj detajeve. Javët e tij të punës, kanë përmbajtur elemente që ndryshojnë sipas rivalëve, megjithëse si trajner i një ekipi tëmadh, trajneri Spanjoll ka theksuar ndryshime për lojtarët.
Madridi do të luajë të shtunën (nesër) ndaj Levantes me fillim në ora 13:00, dhe për dallim nga javët tjera, lojtarët janë stërvitur këtë javë me fillim në ora 12:00, një orë më vonë se stërvitjet e zakonshme që ekipi i zhvillon në ora 11:00.
Me këtë orar, Lopetegui dhe stafi i tij e ndjekin një përshtatje më të mirë të trupave të lojtarëve në atë orar të orës 13:00. Nesër do të jetë hera e parë që Madridi luan në atë kohë këtë sezon, ndërsa në sezonet paraprake gjithmonë ekipi ka shkëlqyre në ndeshjet me atë orar.