Steve McManaman, ish lojtari Madrilen nga viti 1999 deri në vitin 2003, i ka preferuar klubit që të nënshkruajë me Kylian Mbappe para Neymar.
Sipas tij janë shumë faktorë që e bëjnë Francezin më profitabil për ekipin Madrilen para brazilianit.
”Eshtë e mundur që Madridi të nënshkruajë me të dy. Ata nuk do të pagujnë aq shumë për Mbappe dhe as nuk menduan se do të largohet Cristiano nga ta. Unë i preferoj klubit që të nënshkruajë me Mbappe para Neymar, pasi është më i ri, do të përmirësohet më shumë dhe do të arrihej më lehtë transferimi i tij.”, tha ish lojtari Madrilen.