Ish lojtari i Barcelonës, Juliano Belleti e ka të qartë për fatin e Neymar nëse vendos të largohet nga PSG.
”Asnjëherë nuk e shoh Neymarin në Madrid. Raportet e tij me Barcelonën ishin të shkurtëra por shumë intenzive. Unë shoh më shumë gjasa që ai të rikthehet në Barcelonë para se të kërkojë një ekip tjetër apo shtet tjetër. Eshtë një mendim personal, nuk flas shumë me Neymar dhe me babain e tij por po e them duke e ndjekur nga Brazili.”, ishin fjalët e tij për Cadena SER.
Sipas tij raportet e mira të klubit Blaugran me lojtarët Brazilian do të ndikojnë që ai të refuzojë Madridin: ”Raportet e klubit me lojtarët Brazilian kanë qenë gjithmonë të mira, të pabesueshme. Nëse Neymar kthehet në Spanjë, mendoj se do të kthehet te Barcelona.”