Ishte lojtari kryesor që i shkaktoi humbjen Spanjës në Villamarin. Supertalenti Anglez, Raheem Sterling me dy golat e tij e bëri të qartë se është njëri nga sulmuesit më të mirë në Angli dhe një lajm i publikuar nga Daily Mail raporton që trajnerët Madrilen e ndoqën nga afër paraqitjen e tij.
E përditshmja Angleze raporton që Sterling tani është bërë prioriteti kryesor i Real Madridit për të zgjidhur problemet në sulmin e ekipit të tyre pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe formës së dobët të Bale dhe Benzemas.
Në fillim Kane ishte prioritet por tani kanë ndryshuar gjërat në listën e dëshirave të klubit. Pengesa kryesore për bindjen e Sterling që t’i bashkohet kampionit Europian quhet Pep Guardiola i cili e konsideron të paprekshëm në formacionin e ekipit Anglez.