Sipas Telemadrid, Real Madridi ka marë ofertën e parë në rast se vendosin për të ndryshuar trajnerin. Michael Laudrup raportohet se ka ofruar shërbimet e tij. Një ish lojtar Madrilen, Laudrup ka të njëjtin profil si Zinedine Zidane, që mund të ketë fatin e njëjtë si legjendari Francez në Janar të vitit 2016. Ndonëse agjenti i Laudrup ka mohuar kontaktet gjatë verës, interesimi i trajnerit është shumë serioz.
Laudrup ka një eksperiencë të gjërë në stolin e trajnerit teksa ka luajtur edhe për Real Madridin edhe për Barcelonën dhe njeh shumë mirë natyrën kërkuese të klubeve të mëdha në Spanjë. Ai pati eksperiencën e parë si trajner në vitin 2007 tek Getafe kur Angel Torres (president i Getafes) i ofroi rolin e menaxherit në skuadër.
Karriera e Laudrup
Nga Spanja, ai shkoi në Rusi për të menaxhuar Spartak Moscow pëprara se të rikthehet në Mallorca në vitin 2010. Në vitin 2012, ishta koha për Premier League teksa ai udhëhoqi me Swansean deri në vitin 2014. Pas largimit nga Swansea, ai shkoi në Katar për të menaxhuar Lekwiya SC përpara se të lëvizte në Al-Rayyan.
Florentino Perez ka folur me Lopeteguin në lidhje me pritshmëritë që klubi ka ndaj tij dhe tekniku ka 5 sfida në javët e ardhshme. Nëse ndonjëra prej tyre nuk del sipas planeve, Real Madridi mund të konsideroje ndryshimin e trajnerit.