Theo Hernandez e ka shfrytëzuar më së miri dëmtimin e Marcelos dhe në këto 3 ndeshjet e fundit ka treguar performancat e tij më të mira deri më tani me fanellën e klubit.
Mbrojtësi i ri Francez nuk ishte përshtatur mirë me ambientin në Madrid gjatë fillimit të sezonit por duket se tani ka rikthyer versionin e tij më të mirë duke fluturuar në këto ndeshjet e fundit në pozitën e tij.
Gjithashtu, forma e mirë e tij ka ndryshuar pak mendjen e trajnerit Zidane për pozitën e krahut të majtë ndaj PSG-së, nëse mungon Marcelo.
Sipas ‘AS’, tekniku kishte përpiluar një plan që nëse mungon Marcelo të startojë me Nachon ndaj PSG-së, por Theo i ka ndryshuar mendjen në këto ndeshjet e fundit. Dy ndeshjet e ardhshme ndaj Espanyolit dhe Getafes mund të jenë vendimtare për të që të fitojë vendin e startuesit për ndeshjen kthyese ndaj PSG-së më 6 mars.