Ish-trajneri i Real Madridit dhe Juventusit dhe disa skuadrave tjera, Fabio Capello ka thënë se nëse ai do ishte ende te Reali, ai do të nënshkruante menjëherë me Mauro Icardin si zëvendësues i Cristiano Ronaldos.
Icardi i cili luan për Interin që nga viti 2013 ka përfunduar dy herë si golashënuesi më i mirë i sezonit në Serie A, në 2014/15 (22 gola) dhe në 2017/18 (29 gola).
“Unë jam një tifoz i tij,” tha Capello për Radio Rai.
“Ai është një specialist brenda zonës së 16 metërshit, ashtu siç ishte Cristiano Ronaldo, dhe nëse ju vendosni tre topa në zonë, ai do i godet të tretë.”
“Nëse do isha ende në Real Madrid, do nënshkruaja me të menjëherë,” përfundoi ai.