Problemet që kanë kapluar Real Madridin në këtë sezon, kanë shtyer shefin e këtij klubi, Florentino Perezin, që të mendojë për blerjen e tre lojtarëve: Hazard, Neymar dhe Eriksen.
Nga të tre që u përmenden, prioritet është braziliani Neymar.
Presidenti Madrilen e ka respektuar PSG këtë verë, por jo me doemos do ta bëjë këtë gjë vitin e ardhshëm.
Ndërkaq Perez sipas burimeve anonime poashtu iu ka bërë me dije drejtueseve të Chelsea se nuk do ta teprojë ekonomikisht për lojtarin e tij të dytë të preferuar, Eden Hazard.
Sa i përket mesfushorit Eriksen, klubi Madrilen veçse ka treguar interesim për të.
Në Santiago Bernabeu, danezin e shohin si një zëvëndësues ideal të Luka Modriç i cili tashmë është 33 vjeçar.