Unai Emery u paraqit në konferencë për shtyp pas fitores së mbrëmshme ndaj Marseille, dhe foli edhe për dëmtimin që pësoi Neymar, dëmtim që mund ta lë jashtë për një kohë të gjatë.
”Do të thoja që Neymar mund të luajë kundër Real Madridit. Duket më shumë si një ndrydhje. Do të kryhen testet mjekësore, por ne jemi optimistë për këtë.”, thotë Emery rreth dëmtimit të Brazilianit.
Rikujtojmë që kanë mbetur vetëm 8 ditë deri në ndeshjen kthyese ndërmjet PSG-së dhe ekipit në Paris dhe sipas shikimeve te para Neymar është vështirë të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, por gjithcka do të zbulohet në ditët e ardhshme.