Gjenerimi i të ardhurave të majme që sjellë nga marketingu Eden Hazard pritet të jetë faktori kyç që do ta shtyejë Real Madridin të nënshkruajë me të.
Belgu i cili ka një kontratë marketingu me markën e njohur “Nike”, sipas DC, përveç që do t`i ndihmonte Madrileneve në aspektin sportiv, do t`iu kontribuonte shumë këtyre të fundit edhe në aspektin ekonomik.
Hazard ka po të njëjtin ndikim në tregun aziatik sa edhe Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
Për 27 vjeçarin belg, Chelsea po kërkon 150 milionë euro.
Por ueb-faqja e specializuar Transfermarket.de thotë se Hazard, i cili ka rritur vlerën e tij këtë sezon për 30 milionë euro me shumë, vlenë vetëm 110 milionë euro.