Eden Hazard dëshiron të luaje në Real Madrid dhe këtë e ka dëshmuar për një kohë të gjatë tashmë. Madje edhe gjatë botërorit, në shumë raste e përsëriti opsionin për të veshur bluzën e Real Madridit këtë sezon. Agjentët e tij bënë lëvizjet e nevojshme dhe ashtu si zakonisht, vendosën në tavolinën presidenciale të Santiago Bernabeut mundësinë e nënshkrimit me lojtarin që shkëlqeu në botërorin Rusi 2018. Dhe i gjithë ky insistim duket sikur kishte patur edhe efektin e vet. Chelsea më në fund vendosi një çmim për lojtarin: 150 milion euro.
Kampionët e Europës e konsideruan blerjen e tij, por eventualisht vendosë nqë blerja e dy yjeve Brazilian si Vinicius Junior dhe Rodrygo, sëbashku me emergjencën e Marco Asensios, ekipi do të kishte një të ardhme më të ndritur.
Por, problemi u shfaq atëherë kur Hazard filloi sezonin në një formë spektakolare, ndryshe nga ekipi i Lopeteguit, që po vuan të gjeje golin.
Madrilenët pritet të ndryshojnë situatën në muajt në vijim dhe përderisa 27 vjeçari akoma është i interesuar, drejtuesit mund të konsiderojnë blerjen e tij, por jo për më shumë se 100 milion euro.
Kontrata aktuale e Belgut skadon në vitin 2020, diçka që mund të ndihmoje Real Madridin në negociatat për shërbimet e tij, por drejtuesit poashtu duhet të marin në konsideratë se çfarë mund të ndodhë me lojtarët si Gareth Bale dhe Karim Benzema, e ardhmja e të cilëve mund të ndikohet pas kësaj lëvizje.
Nuk ka asnjë dyshim që presidenti Florentino Perez e sheh Neymar si objektivin kryesor të merkatos por mbetet të shihet nëse ylli Brazilian është akoma një opsion i mundshëm.
Hazard kërkohet nga drejtuesit dhe nga stafi teknik mendojnë se ai mund të shkëlqente në kryeqytetin Spanjoll. Për këtë arsye, drejtuesit janë të inkurajuar nga dëshira e tij për të lëvizur drejt Madridit, por kjo nuk do të thotë që do të paguhet çdo shumë për një lojtar kontrata e të cilit skadon në vitin 2020.
Teksa Chelsea insiston që lojtari do të nënshkruaje një kontratë të re në javët që vijnë, nga ana tjetër, për Eden Hazard nuk duket sikur paratë janë një faktor i rëndësishëm, me lojtarin që ka rezistuar ndaj një numri të madh ofertash më të mira, si nga ana e vet klubit ashtu edhe nga jashtë.
Prioriteti i tij është i qartë: ai dëshiron të transferohet në Real Madrid dhe nuk do të zgjasë shumë derisa edhe drejtuesit Madrilen të dëshirojnë të njëjtë.
Çfarëdo që të ndodh, as Hazard e as Madrilenët nuk konsiderojnë një transferim në merkaton e Janarit.
Anësori është i vendosur për t’u larguar nga Chelsea në terme të mira dhe është i etur për të fituar Premier Leaguen në atë që mund të jetë viti i fundit në Londër.