Real Madridi do ta ketë si top prioritet përforcimin e qendërmbrojtjes në merkaton e ardhshme verore.
E për të përforcuar këtë repart, Madrilenet, kanë paraparë që të blejnë ndonjërin nga këta 3 qendër-mbrojtës: Marquinhos e PSG, Leo Santos e Corinthians ose Mario Hermoso e Espanyolit.
Braziliani Marquinho është një opsion, por mosha dhe kontrata e tij me klubin e PSG, e bëjnë më të vështirë kalimin e tij në Santiago Bernabeu.
Ndërkohë, situata duket të jetë më e lehtë për dyshen tjetër, Leo Santos dhe Mario Hermoso, me drejtuesit e Realit që do të ishin të gatshëm të paguajnë nga 7.5 milionë euro për shërbimet e tyre.
Por ani pse klubi Madrilen ka vendosur këta dy lojtarë të rinj në agjenden e vetë, ata preferojnë me shumë një qendër-mbrojtës me përvojë.
Që nga largimi i Pepes, dyshja Varane dhe Ramos nuk kanë pasur konkurrencë të fortë në pozitat e tyre.
Vallejo konsiderohej si një Ramos i ri, por deri me tani nuk i ka përmbushur pritshmeritë.
Madrilenet do të kenë kohë të mendojnë deri në qershor, kur edhe hapet merkatoja verore, se cili do të jetë qendër-mbrojtësi i cili ua plotëson kriteret që ata i kërkojnë.