Eden Hazard është vetëm një nga 10 lojtarët të cilët e kanë pranuar publikisht se e duan Real Madridin.
Para tij, të njëjtën gjë e kishin bërë edhe lojtarët si: Mbappe, Falcao, De Gea, Cavani, Santi Cazorla, Joaquin, Aguero, David Villa dhe William.
Supertalenti 19 vjeçar Mbappe, dashurinë e tij për Real Madridin e bëri të ditur, më herët gjatë këtij viti.
“Lojtarët e Real Madridit janë idhujt e mi”, u shpreh francezi.
Ndërkohë ishte viti 2014-të, koha kur Real Madridi e kërkoi më ngulm transferimin e sulmuesit kolumbian Radamel Falcao.
Transferimi thuajse ndodhi, me sulmuesi në fjalë që shkoi aq larg sa që nëpërmjet një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, e konsideronte këtë transferim si përmbushje ëndërrës së tij.
“Endërra u bë realitet. HalaMadrid”, postim i cili pastaj u fshi.
Situatë interesante ishte ajo mes Real Madridi dhe De Geas. Puna që u bë gjatë gjithë verës për të ndodhur ky transferim, u prish në minutat e fundit të merkatos, si pasojë e vonesës se Real Madridit për t`i dërguar dokumentet në Federaten angleze të Futbollit.
Pas kësaj ngjarje ishte vetë potieri ai i cili bëri me dije se kishte qenë në shtëpinë e tij në Madrid duke e pritur zyrtarizimin.
“Ndodhi ajo që ndodhi”, pati thënë portieri spanjoll.
Ndryshe nga këta 3 lojtarë, Cavani nuk e tha publiksht me gojë të tij se e dashuron Real Madridin. Këtë ia zbuloi sa ishte te Napoli, drejtori sportiv i këtij klubi, Riccardo Bigon.
“Kur ishte këtu te Napoli, Cavani me tha se do të donte të shkonte te Real Madridi në destinacionin e tij të ri”.
10 vite më parë bashkëlojtarët e kombëtares spanjolle, Iker Casillas dhe Santi Cazorla po bisedonin mes vete.
E gjatë kësaj bisede ky i fundit e pyeti kapitenin Madrilen nëse do ta trajtojnë mirë kur të mbërrijë në Real Madrid.
Joaquin e tha ditë më parë se ishte shumë afër të nënshkruante me Real Madridin, por që nuk ia arriti në fund.
E ky mos realizim i ëndërrës po e pikëllon ende anësorin e Real Betisit.
“Jam ende i pikëlluar që nuk kam mundur të luajë në Real Madrid”, u shpreh spanjolli.
Ndërkaq Kun Aguero, që luajti për 5 vite në At.Madrid, nuk e shihte si problem kalimin e mundshëm te rivali lokal i këtyre të fundit, Real Madridi.
“Nëse Reali do të më deshironte, do të isha atje tashmë”, pati deklaruar argjentinasi.
Përpara se të kalonte te Barcelona në vitin 2010, David Villa shfaqi dashurinë e tij për rivalin e përjetshëm të blaugranave, Real Madridin.
“Dua vetëm të shkojë në Real Madrid”, pati thënë sulmuesi spanjoll në vitin 2009.
Derisa për disa lojtarë e vetmja ëndërr është Real Madridi, për Willian e Chelsea përveç klubit Madrilen ëndërr e tij është edhe kalimi te Barcelona.
“Janë dy klubet më të mëdha në botë. Cdo njëri i ëndërron ato”.