Real Madridi ka shtypur butonin për aktivizimin e planit të emergjencës: prurja e Eden Hazard në Santiago Bernabeu gjatë merkatos së Janarit. Kjo është ajo që raporton e besueshmja Cadena SER.
Sulmuesi Belg, që ishte një objektiv i lënë anash nga Florentino Perez gjatë verës, tani shihet si një zgjidhje më e mundëshme pas problemeve që skuadra po has së fundmi. Ndryshimi në rregulat e UEFA-s këtë sezon nënkupton që nuk ka asnjë pengesë në prezencën e lojtarit në kompeticionin Champions League (edhe pse ai ka luajtur me Chelsean në Europa Leage) dhe nxitja për triumfin në La Liga, ka bërë që drejtuesit të hedhin sytë nga Hazard.
Klubi Anglez, që aktualisht është në krye të tabelës sëbashku me Manchester Cityn dhe Liverpool në Premier League dhe me formën e treguar nga Hazard në këtë fillim sezoni, kërkon plot 200 milion euro për lojtarin. Sidoqoftë, me që kontrata e tij skadon në Qershor të vitit 2020, Real Madridi shpreson që kjo shumë të reduktohet, njëjtë siç ndodhi edhe në rastin e Thibaut Courtois gjatë verës.
Një lëvizje strategjike
Dhe gjithnjë sipas SER, komentet e fundit të Hazard janë pjesë e një strategjie për të bërë që Chelsea të heq dorë më lehtë nga shërbimet e tij, ndonëse Belgu ka bërë shumë që të realizoje lëvizjen e tij të ëndërrave.
Hazard ndonjëherë është akuzuar për jo-vazhdimësi, por ai zhvilloi një Kupë bote spektakolare dhe atë formë e ka bartur edhe në këtë fillim sezoni ku ka shënuar 8 gola në 10 ndeshje. Golat janë pika ku Real Madridi po vuan aktualisht – diçka që Lopetegui e di se duhet t’a zgjidhë më shpejtë se sa në Janar – dhe lojtari në fjalë, i veçuar poashtu edhe nga Zinedine Zidane në shumë raste, do të kishte sjellur freski në skuadër dhe do të zgjidhte problemet në pjesën e dytë të sezonit.