Tifozët e PSG-së kanë paralajmëruar ekipin e Zidane për ndeshjen kthyese më 6 mars në Parc des Princes.
PSG po paralajmëron Real Madridin. Ose më mirë, tifozët ULTRAS të ekipit Francez, të cilën sot në ndeshjen ndaj Marseille kanë shfaqur flamuj me shkrimin ”Eshtë luftë.”, që e përgatitën këtë mbështetje për Unai Emeryn dhe lojtarët e tij në ndeshjen e sontme dhe në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Fakti është se atmosfera pritet të jetë e ngjashme edhe më 6 mars në ndeshjen kthyese ndaj ekipit Madrilen. PSG janë të detyruar të rikthejnë ndeshje nga 3-1 nëse dëshirojnë kualifikimin në raundin tjetër të Championsit.
”Ne duam të gjithë vendasit të vijnë në stadium dhe tregojnë se cfarë ndjehet në Paris. Me fanellë apo me ndonjë shall për të organizuar koreografin mbështetëse për lojtarët tonë.”, tha njëri nga drejtuesit e tifozëve të Parisit në një intervistë për media Francezet.