Real Madridi zakonisht nuk i mirëpret pushimet e kombëtareve, pasi gjithmonë egziston frika e lojtarëve që do dëmtohen duke luajtur për përfaqësueset e tyre përkatëse, por pushimi i kombëtareve këtë muaj është në kohën e duhur.
Duke dështuar për të shënuar gol në gjashtë orë dhe 49 minuta, dhe pas humbjes tjetër nga Alaves dje, Los Blancos duhet të vetëdijesohet.
Vetë Julen Lopetegui në konferencën për shtyp pas ndeshjes e pranoi se ky pushim 2 javor i kombëtareve është i mirë për t’u munduar që skuadra të kthehet në rrugën e duhur.
Teksa shumë lojtarë do jenë me kombëtaret e tyre, stafi dhe ata që nuk do ftohen do mund të punojnë fort në aspekte të ndryshme që të kthehen në rrugën e duhur të fitoreve.
Pushimi i kombëtareve gjithashtu do ndihmoj Real Madridin kur është në fjalë lista aktuale e lojtarëve të dëmtuar.
Marcelo u dëmtua në humbjen ndaj Sevillas, por mund të jetë në dispozicion përsëri kur pushimi i kombëtareve do përfundojë.
Isco gjithashtu është shumë pranë kthimit në fushën e blertë.