Julen Lopetegui u shfaq përpara mediave pas një tjetër humbje, këtë herë në Mednizorroza. Tekniku Madrilen vuri në pah fatin e keq të ekipit dhe theksoi që preferon të jetë optimist.
Tjetër humbje: ”Kemi patur raste për të shënuar në pjesën e parë, kemi bërë një fillim të mirë. Pastaj, na ndodhi ajo që e përjetuam. Ka qenë edhe për meritën e pamohueshme të Alaves. Në pjesën e dytë kemi qenë më keq se në të parën, kemi patur më pak opsione.. Nuk arritëm të shënonim dhe më pas humbëm ndeshjen.”
E ardhmja: ”Kur nuk arrinë të shënosh dhe ke rezultate të këqija pavarësisht se nuk i meriton.. kështu komplikohen akoma më tepër gjërat. Tani duhet të rikuperohemi, të rikuperojmë lojtarët dhe të qetësohemi, kemi gjithë sezonin përpara.”
Vendi i tij: ”Trajnerët përjetojnë situata të tilla, por nuk mendoj për këtë. Jemi në Tetor, para 10 ditësh ishim në një moment të mirë. Në rastin më të keq, do të jemi vetëm 3 pikë larg liderit.”