Gareth Bale është në një lidhje të ngushtë me dëmtimet dhe viziton infermerinë shumë shpesh. Uellsiani ka një kuriozitet interesant me dëmtimet sepse gjithmonë kur kthehet nga dëmtimi është më produktiv në gola sesa kur është i gatshëm.
Bale ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 4 asistime në 12 ndeshjet në të cilat ishin ndër të parat nga dëmtimet e tij që linin jashtë fushave për disa javë. Uellsiani përballet me këtë situatë edhe sonte ndaj Alaves dhe e njeh mjaft mirë këtë pasi është kthyer nga një dëmtim i lehtë muskular dhe pret që të rikthehet më i fortë se në ndeshjet e tjera apo ashtu sic din t’a bëjë më së miri kur kthehet nga dëmtimet: të marrë pjesë në ndonjë gol në ndeshjet e para pas dëmtimeve.