Gareth Bale ka reaguar. Ndaj Alavesit ai ishte më pjesëmarrës, aktiv dhe i përfshirë nga ai pozicion i 4 mesfushorëve që sollin Uellsianin të duket përsëri në fushë. Edhe një herë, një lëvizje e Zidane ka qenë celësi për ish lojtarin e Tottenhamit pas 10 ditëve të komplikuar që përjetoi Bale si një lojtarë Madrilen, duke lënë mënjanë dëmtimet.
Tekniku Madrile është i sinqertë, ndonjëherë më shumë sesa ka nevojë para shtypi. Sinqeriteti i tij ishte më shumë i demonstruar duke pranuar gabimin në menaxhimin e zëvëndësimit të Ceballos ndaj Leganes.
Ditë më pari ai foli edhe për atë që donte nga Bale për të justifikuar zëndësimin e Uellsianit në ndeshjet e fundit. Ai kërkoi publikisht angazhim dhe përpjekje për kthimin më të mirë të versionit të Bale, dhe e bëri këtë, sepse më parë i kishte thënë edhe para syve lojtarit.
Zidane është i bindur se sulmuesi ende mund të jetë vendimtar në pjesën e mbetur të sezonit, por duhet të jetë sa më i gatshëm, të punojë me entuziazëm dhe të marrë pjesë në dinamikën e grupit, të cilat ndonjëherë i harronte. Zëvëndësimi ndaj PSG-së e mbyti Bale. Tekniku e bëri këtë por e dinte që ai do të reagonte menjëherë vetëm të rikthehet në formacionin startues. E vërteta është se ai e ka bërë këtë pasi i ka thënë se pret shumë nga ai dhe i nevojitet ekipit të tij.
Ndaj Alaves kemi parë një Bale më pjesëmarrëse sesa në ndeshjet tjera. Nga minuta e parë deri në 93′, një ndeshje të plotë nuk e kompletoi që nga shtatori i vitit të kaluar. Ndryshimi duhej të vinte dhe të shfaqej në kohën më të komplikuar për lojtarin Madrilen, pasi ai po shijonte stolin dhe e shihte të ardhmen e tij larg klubit Madrilen.
Eshtë ende herët të dihet nëse ky ndryshim do të vij me një ndryshim brenda klubit për të ardhmen e tij, por fakti se Bale luajti një ndeshje tëmirë ndaj Alaves, vjen pasi Zidane ishte i sinqertë me të, një taktikë që deri më tani ka funksionuar gjithmonë për trajnerin, i cili është i vendosur të rikthejë përsëri Bale në më të mirën e tij.