Julen Lopetegui ka folur përpara mediave në prag të sfidës ndaj Alaves që Real Madridi do e zhvilloje nesër në kuadër të La Ligas.
Pavarësisht ecurisë së keqe në kohët e fundit, ai beson që është e rëndësishme të vendosim në pah aspektet pozitive të performancave të Real Madridit dhe është i shqetësuar vetëm për ndeshjen e nesërme.
”Ky është Real Madridi dhe gjëja më e rëndësishme është se si ndjehemi ne. E dimë që problemet do të vijnë dhe ne duhet të jemi në gjendje t’i tejkalojmë ato,” potencoi ai.
”Duhet të fokusohemi në aspektet pozitive.”
”Çdokush kërkon gjithmonë diçka nga ne dhe ne duhet t’a marim këtë me normalitet.”
”Koncentrimi është i duhuri, ne kemi të njëjtët pikë sa liderët e kampionatit dhe në Champions League ne do të dimë të vazhdojmë në të njëjtën rrugë si ndaj Romës.”
”Pa dyshim që kemi lëshuar pikë ndaj CSKA Moscow por ishim të pafat.”
”Tani fokusohemi tek Alaves, një skuadër që nuk ka humbur në 6 ndeshjet e fundit dhe do të jetë përpara tifozëve të tyre.”
Lopetegui poashtu komentoi për trajtimin që media ia ka bërë atij dhe mohoi spekulimet që qarkullojnë për të ardhmen e tij.
”Nuk jam i shqetësuar me mënyrën se si mediat më trajtojnë”, pranoi ai.
”Shqetësohem vetëm për lojtarët e mi dhe punën e bërë ditë pas dite në Valdebebas.”
”Nuk analizojmë atë se çfarë njerëzit mendojnë, jemi të fokusuar në ndeshjen e nesërme.”
”Po punojmë ditë për ditë për t’u përmirësuar dhe është e qartë që objektivat e klubit janë të paprekura teksa në akoma po vazhdojmë luftën për të gjitha kompeticionet.”
”Shohim lojtarët dhe e dimë që skuadra është e bindur në atë që dëshiron dhe ka luajtur shumë mirë.”
”Do të gjykohemi në fund të sezonit, ashtu siç thamë edhe pas ndeshjes ndaj Romës.”
”A frikësohem nga pozicioni im? Jo, një trajner mendon vetëm për të përgaditur ekipin e tij për ndeshjen e rradhës.”
Trajneri Madrilen poashtu qartësoi se pse e zëvendësoi Balen në derbin ndaj Atleticos.
”Bale është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai është mirë tani,” vazhdoi.
”Ndjeu një shqetësim të vogël muskular që do ishte përkeqësuar nëse do të kishte vazhduar dhe unë e nxora jashtë në pjesën e dytë.”