Keylor Navas ka gjetur pak kohë të flas për largimin e Cristiano Ronaldos nga ekipi gjatë verës dhe pas humbjes nga CSKA, portjeri Madrilen analizoi mungesën e tij.
”Nuk mund t’a mbuloni diellin me gisht, por ai është e kaluar dhe ne nuk jetojmë me të.”, ishin fjalët e portjerit Madrilen për largimin e Portugezit.
Sa i përket minutazhës dhe konkurrencës me portjerin belg Thibaut Courtois, Navas u shpreh: ”Ndjehem njësoj sikurse kur kam ardhur, për mua është një privilegj të luaj futboll dhe nuk do të dorëzohem asnjëherë. Ne i respektojmë vendimet e trajnerit dhe do të jem gjithmonë i gatshëm kur ai vendos emrin tim tek titullarët. Nuk e di nëse do të luaj ndaj Alaves, pyeteni trajnerin: jam i përgatitur gjithmonë.”