Trajneri Madrilen, Julen Lopetegui u shfaq në konferencë për media pas humbjes së sontme ndaj CSKA-s në Luzhniki me rezultat 1-0. Trajneri diskutoi për këto tema:
Situata aktuale
”Jemi të bindur se do t’a ndryshojmë këtë situatë. Ne e shohim veten duke gjetur golin shumë shpejt dhe duke u kthyer në rrugën e fitoreve. Kemi pasur një ndeshje fantastike ndaj Romas para 10 ditë. Ne nuk ishim më të mirë atëherë dhe nuk jemi më të dobët tani. Futbolli i ka këto momente të pakëndëshme. Shkojmë përpara dhe përqendrohemi tani në Alaves.”
Mungesa e golave
”Nuk arritëm të shënonim nga rastet e panumërta. Nuk ka dyshim se ekipi kishte dëshirën të shënojë sonte. Për të vazhduar shënimin duhet të insistojmë dhe të krijojmë më shumë raste. Gjithashtu na mungoi fati pasi qëlluam shtyllën 3 herë. Natyrisht kur nuk shënoni, nuk fitoni.”
Debutimi i Reguilon dhe largimi i Carvajal
”Reguilon kishte një debutim të mirë në një kompeticion të vështirë dhe e komplikoj për debutimin. Eshtë një shenjë pozitive nga humbja. Carvajal ndjeu një shqetësim në muskujt dhe nesër testet mjekësore do t’a vlerësojnë shkallën e dëmtimit të tij.”
Benzema
”Të gjithë lojtarët kanë besimin e plotë dhe dashurinë tonë maksimale. Benzema ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe kemi besim të plotë në të. Goli po kalon nëpër faza, e filloi sezonin në mënyrë fantastike. Me punën e tij dhe të ekipit do të kthehet goli, por goli nuk është vetëm përgjegjësi e Benzemas.”
Modric
”Modric kishte nevoj për pushim dhe dëshiruam që të mos luante asnjë minutë, por duhet t’a inkuadronim që t’a rregullonte ndeshjen.”