Në 1,380 minuta të luajtura në nivelin më të lartë të futbollit, Vincius Jr deri me tani në këtë sezon ka shënuar 8 gola në Kampionatin brazilian, një gol me shumë sesa Neymari në 1500 minutat e tij të para si profesionist me Santosin.
Dy nga 6 golat e tij kanë qenë gola të cilet i kanë siguruar fitoren ekipit të Flamengos, përderisa 6 golat e tjerë i kanë shërbyer klubit brazilian për ta bërë rezultatin më të rehatshëm.
Edhe përkundër performancave të tij, sipas asaj që thotë Marca, Vinicius Jr ende nuk e ka bindur trajnerin që t`i jap një vend në 11-shen startuese.
Vinicius Jr krahasuar me 3000 minutat luajtura te Coutinhos tek Vasco da Gama, ka 3 gola me shumë sesa mesfushori brazilian (5).
Real Madridi e bleu kartonin e Vinicius Jr më maj të 2017-ës për shumën e 45 milionë eurove. Sulmuesi brazilian është vetëm 17 vjeçar.