Antoine Griezmann i ka dhënë fund polemikave të mediave në lidhje me raportet e tij me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.
Lojtari Francez në intervistën e së shtunës pas derbit Madrilen ka ngritur në qiellin e 7’të kapitenin Madrilen dhe e pranoi se ai është një mik i tij dhe se e respekton shumë.
”Ai është si një mik i imi, kam shumë respekt për të, është një shembull dhe një mbrojtës i madh. Për mua ishte një lojë fjalët që i shkëmbyem në rrjetet sociale. Më pëlqen të ngacmoj të tjerët dhe të tjerët që më ngacmojnë mua.”, ishin fjalët e Griezmann në lidhje me publikimet e tij që i bëri në rrjetet sociale dhe që iu drejtoheshin kapitenit Ramos.
Krejt në fund, Griezmann shtoi: ”Më pëlqen të argëtohem me bashkëlojtarët dhe me lojtarët e ekipeve tjera. Nuk jam i keq në humor.”