Barcelona e rihapi derën e lidershipit përsëri për Realin dhe përsëri Madrilenët nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Në të gjitha herët e fundit që Barcelona ka dështuar, Madridi e bëri të njejtën gjë dhe nuk e shfrytëzoi mundësinë për të qenë mbi Blaugranët në renditjen tabelare.
Këtë javë që shkoi, Barcelona humbi ndaj Leganes me rezultat 2-1 dhe më vonë Madridi humbi ndaj Sevillas me rezultat 3-0. Gjithashtu Blaugranët dështuan edhe ndaj Bilbaos pasi barazuan 1-1 ndërsa Madrilenët barazuan menjëherë me Atleticon 0-0 në Bernabeu.
Në sezonet e kaluara gjithashtu kjo i ndodhi dy herë Madridit. Së pari Barca barazoi në javën e 33’të të kampionatit ndaj Celtas (2017/18) në Balaidos ndërsa Madridi u mposht nga Bilbao në Bernabeu. E njejta gjë ndodhi edhe nëndeshjet e para ndërmjet këtyre ekipeve në po të njejtin sezon. Barca dështoi në Camp Nou ndaj Celtas ndërsa Madridi e bëri të njejtën në San Mames ndaj Bilbaos.
Në sezonin 2016/17, Barca humbi 2-1 ndaj Deportivo La Corunas por Madrilenët në të njejtën xhiro u mposhtën nga Betisi me rezultat të njejtë.