Cristiano Ronaldo tek 4 ditë më pas e uroi Luka Modricin për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit që e fitoi të hënën, e ku në garë për të ishte edhe vetë portugezi.
Ronaldo zgjodhi ta bëjë këtë urim nëpërmjet rrjetit social Instagram, teksa ishte futur ‘Live’ me ndjekësit e tij.
“Përgezime Luka Modriçit për trofeun e fituar”, tha ai në Instagram.
Veç kësaj, portugezi diskutoi edhe për golin më të mirë të vitit e që u zgjodh ai i Salah i shënuar ndaj Evertonit.
Ronaldo tha se egjiptiani e meritoi këtë çmim, por duke shtuar se nëse tregohet i sinqertë goli i tij ndaj Juventusit ishte më i mirë.
CR7 deklaroi se nuk luan për çmime, edhe pse e pranon sepse tashmë i ka fituar disa të tillë.
“Kam qenë në nivelin më të lartë për 15 vjet dhe jam krenar për atë që kam arritur”, u shpreh ai në Instagram.
33 vjeçari nuk mori pjesë në gala mbrëmbjen e të hënës ku FIFA shpalli më të mirët e vitit.