Pas humbjes ndaj Sevillas në mesjavë, Real Madridi do të ketë një tjetër ndeshje të komplikuar në të cilën vlen vetëm fitorja. Ekipi i Lopeteguit ka shansin për të hedhur pas krahëve atë që ndodhi në Sanchez Pizjuan duke mposhtur një Atletico që duket se ka marë veten pas startit të dobët.
Lopetegui nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Marcelos (i dëmtuar në ndeshjen ndaj Sevillas) dhe Iscos (i operuar nga apandesiti), por në krahun e djathtë do të rikthehet Dani Carvajal që është stërvitur normalisht me grupin. Simeone nga ana tjetër do të ketë në dispozicion të gjithë startuesit e tij pa ndonjë mungesë të veçantë.
Formacionet e mundëshme:
Real Madrid XI: Courtois; Nacho – Ramos – Varane – Carvajal; Modric – Casemiro – Kroos; Asensio – Benzema – Bale
Atletico XI: Oblak; Lucas – Godin – Gimenez – Juanfran; Lemar – Saul – Rodrigo – Koke; Diego Costa – Griezmann